|
|
|
Theranda Qyteti Magjik
Komuna e Therandës ka një sipërfaqe prej 361 km2 dhe përfshin 3.3 % të territorit të Kosovës dhe gjendet në pjesën Jugperëndimore të Kosovës. Lartësia mesatare mbidetare është 420m , këtu mbretëron një klimë kontinentale, por është e dukshme dhe ka influencë edhe të klimes mesdhetare e cila arrin përms Drinit të Bardhë. Shtypja Atmosferike 959 mb, shpejtësia e erës 25-30 m/s. Temperatura me larte gjate vitit eshte 37C ,ndersa me e ulta arrin deri ne -16C Distanca nga qendra regjionale e Prizrenit është vetëm 18 km, ndërsa nga kryeqyteti i Kosovës, gjithsejt 57 km. Largësia nga aeroporti i Prishtinës 50 km dhe nga porti më i afërt detar, Durrësi 240 km. Ndër burimet kryesore të jetesës për banorët e komunës së Therandës janë: të ardhurat nga të punësuarit në botën e jashtme, biznesi privat (ekzistojnë rreth 1300 biznese të regjistruara), bujqësia dhe blegtoria, biznesi shoqëror (IGK “Ballkan”, NBI “Suhareka”, Fabrika e pijeve joalkoolike etj).Po pritet me padurim privatizimi I tyre,sidomos I IGK “ Ballkan”,NBI “ Suhareka” ”Shweppss”,të cilat kanë rendësi strategjike në komunë.
 |
|
Ju jeni Vizitori 371 Besucher (910 Hits) ne www.Therand-a.de.tl |
|
|
|
|